Si ndikon teknologjia në problemet gjuhësore dhe të zhvillimit tek fëmijët
Share This Article
Të gjithë jemi dëshmitarë që kohëve të fundit i shihni në restorante, aeroporte, dhoma pritjeje etj. fëmijë të vegjël të zënë nga një smartphone ose tabletë ne dorë. Ata po i shikojmë kudo këto kohë . Dhe pothuajse aq shpejt dhe shpesh sa fenomeni po bie shumë në sy të prindërve , mësuesve , vlerësuesve dhe specialistëve të sjelljes dhe mjekëve , prindërit janë gjithnjë e më shumë në ankth për përdorimin e teknologjisë për të argëtuar fëmijët. shpesh perballemi me pyestje si : A mund të jetë e dëmshme per fëmijët?, disa prej tyre pyesin; A mund të ketë një efekt negativ në aftësitë e fëmijëve për të komunikuar në mënyrë efektive? Në fakt, një studim në vitet 2015 nga Shoqata Amerikane të folurit dhe të dëgjuarit (ASHA Language-Hearing Association, ) zbuloi se 52 përqind e të anketuarve (prindër të fëmijëve midis moshave të lindjes deri në 8 vjeç) ishin të shqetësuar për ndikimin e teknologjisë në të folurin e fëmijëve të tyre dhe aftësitë gjuhësore. E njëjta përqindje gjithashtu shprehu shqetësim për ndikimin negativ të teknologjisë në cilësinë e komunikimit që ata kanë me fëmijët e tyre. Dhe 55 përqind shqetësohen për teknologjinë që dëmton dëgjimin dhe komunikimin e fëmijëve të tyre.
Humbja e ndërveprimeve personale
Si terapiste e sjelljes nuk mund të qëndroj po e cekur pjesën e ndërveprimit social dhe personal, se si kjo fushë dëmtohet nga përdorimi me tepri i teknologjisë nga fëmijët në ktë fazë të zhvillimit të tyre. Teknologjia në vetvete nuk është domosdoshmërisht problemi, thonë ekspertët. Teknologjia ka vlerën e saj, pasi mund të forcojë aftësitë ekzistuese të zhvillimit të fëmijës.Por nuk është një zëvendësim i ndërveprimit ballë për ballë me një shok , shoqe prind ose një të rritur tjetër. Problemet mund të shfaqen kur prindërit zëvendësojnë teknologjinë për bashkëveprim me fëmijët e tyre, psh lloji i ndërveprimit që ndihmon në zhvillimin e të folurit dhe të komunikimit.Nuk është vetë media apo interneti problemi është fakti që kufizon mundësitë e bisedës, lojës apo çfarëdo lloj ndërveprimi .Për shembull, në vend që t’i lexojë një libër fëmijës së tij/saj dhe t’i bëjë pyetje në lidhje me fotot në faqe, një prind mund të lejojë që një aplikacion smartphone të “lexojë” librin fëmijës së tij. Por, atëherë prindi mungon në shansin të bisedojë me fëmijën për historinë e atij libri, të pyesë me zë të lartë për personazhet, të shpjegojë se çfarë kuptimi kanë fjalët, t’i ekspozojnë fëmijët e tyre me më shumë fjalë dhe tinguj. Duhet të ketë një qasje të ekuilibruar për këtë gjë, ose në mungesë të nxjerrjes së fëmijës në park për të luajtur dhe me fëmië të tjerë e zëvendësojmë këtë gjë me një lojë në telefon , kjo ndodh rëndomë kemi parë kaq shumë fëmije në kafene që ofron dhe lodrat për fëmijë por fëmija është më telefon në dorë.
Katër strategji te rekomanduara për prindërit
Disa strategji që mund të rekomandohen për t’i ndihmuar prindërit të menaxhojnë teknologjinë dhe t’i japin përparësi angazhimit të tyre për bashkëbisedim me fëmijëve të tyre dhe zhvillimet gjuhësore përfshijnë:
1. Përdorni zërin tuaj
Hulumtimet tregojnë se fëmijët e prindërve që bashkëbisedojnë me ata më shumë zhvillojnë, fjalor më të madh. Një studim i vitit 2013 në revistën Shkencore Psikologjike gjeti prindër që flasin rregullisht me fëmijët e tyre, kjo i ndihmon ata të ndërtojnë fjalorin e tyre në një ritëm më të shpejtë i ndihmojnë ata të mësojnë të përpunojnë gjuhën më shpejt. Lexoni fëmijën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe bisedoni me ta sa më shumë.
2. Përdorni tëknologjinë së bashku.
Mund të jëtë e lehtë që thjesht ta kaloni tabletën dhe ta lini një fëmijë të bëjë cfarë ai do por përpiquni t’i rezistoni tundimit. Ju rekomandojme përdorimin e teknologjisë në një aktivitet në grup. Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijën e tyre duke luajtur një lojë në internet ose duke përdorur një aplikacion dhe të flasin për atë që po shihni ose luani
3. Vendosni kufij në përdorimin e teknologjisë.
Prindërit mund të vendosin kufij në sasinë e kohës kur fëmijës së tyre i lejohet të përdorë një smartphone, tabletë ose pajisje tjetër. Ata gjithashtu duhet të vendosin se çfarë pajisje përdorin fëmijët e tyre. ju rekomandojmë vendosjen e kohës dhe pa teknologji, gjithashtu, kur të gjithë të shkëputen të angazhohen me njëri-tjetrin, ballë për ballë në bashkëbisedim.
4. Këshillohuni me një profesionist nëse keni shqetësime.
Një prind mund të shqetësohet për një vonesë të mundshme në të folur ,ose që fëmija i tij/saj shfaq probleme gjuhesore. Mos prisni dhe shpresoni që ata do ta
Artikull nga Irena DANJOLLI Punonjëse Sociale
Burimi i shkrimit dhe studimet e detajuara i gjeni tek :
https://identifythesigns.org/new-asha-survey-of-u-s-parents-significant-percentages-report-that-very-young-children-are-using-technology/
https://www.asha.org/research/
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC6787525/