Përcaktimi “infarkt” zakonisht lidhet me zemrën, por i referohet dhe një fenomeni më të përgjithshëm ku indet ose një organ shkon drejt vdekjes për shkak të pamjaftueshmërisë së gjakut, oksigjenit apo lëndëve ushqyese.
Falë furnizimit të dyfishtë të gjakut në mushkëri, qoftë nga qarkullimi bronchial dhe nga ai polmonar, ky organ është rezistent ndaj infarktit. Një…
Dhimbja gjatë frymëmarrjes përshkruhet në pjesën më të madhe të rasteve si një :dhimbje ndërkostale”, pra, ndjesia e shpimit mes dy brinjëve, apo si një dhimbje e lokalizuar në kraharor dhe shoqëruar ndonjëherë me simptoma të tjera si dispnea (ndjesia e frymëmarrjes së vështirë), marramendje, të vjella, djersitje, ethe dhe kollë.
Në këto raste dhimbja e…
Edema pulmonare është një sëmundje që konsiston në mbledhjen e lëngjeve në mushkëri. Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe për këtë arsye vë në rrezik jetën e pacientit.
Në pjesën më të madhe të rasteve, edema pulmonare e ka origjinën në një problem me natyrë kardiake, por mund të shkaktohet dhe nga trauma, polmonite (infeksione…
Termi Atelektaza polmonare vjen nga greqishtja dhe do të thotë “zgjerim i papërsosur”, duke përshkruar një çrregullim në të cilën një pjesë e mushkërive nuk ka ajër dhe për këtë arsye pëson kolaps.
Mund të prekë të gjithë mushkërinë apo një pjesë të saj. Përgjithësisht shkaktohet nga pengesa në rrugët e ajrit apo nga presion i…
Terapia e oksigjenit është një formë trajtimi që bazohet në marrjen e një sasie shtesë oksigjeni për pacientin: oksigjeni shërben që organizmi të funksionojë si duhet, dhe në kushte normale janë mushkëritë që përthithin ajrin përmes frymëmarrjes. Megjithatë ka disa patologji, mes tyre së fundmi dhe COVID-19, pandemi që përfshiu gjithë botën në 2020, që…
Një emboli është një formacion anormal që lëviz përmes vazave të gjakut derisa arin një venë apo arterie të përmasave inferiore, duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.
Në pjesën më të madhe të rasteve embolia bëhet nga një koagulim (mpiksje) gjaku por mund të bëhet dhe nga grumbullim yndyre, lëngu amniotik, fluska ajri, një tumor, një…
Laringospazma është një kontraktim muskular i pakontrolluar dhe i pavullentshëm (spazmë) të kordave zanore. Një gjendje që zakonisht zgjat pak minuta deri në 30 minuta, por që shkakton ndjesinë e mbytjes, duke nxitur panik dhe frikë tek personi që preket.
Kriza nis papritur dhe po ashtu papritur përfundon. Vështirësitë respiratore mund të lënë pas simptoma si…
Fibroza cistike është një sëmundje në gjendje të dëmtojë rëndë mushkëritë dhe mangësi të konsiderueshme ushqyese.
Një patologji e trashëguar që prek qelizat që prodhojnë lëngje si mukozë, djersë, pështymë dhe lëngjet e stomakut.
Nëse në kushte normale këto sekrecione janë të lëngshme, tek pacientët e prekur nga fibroza cistike një gjen difektoz e bën më të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar një lloj të ri koronavirusi të konfirmuar. Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma e Rëndë Respiratore Akute, që njihen gjerë si SARS.
Më poshtë do të gjeni informacionet e publikuara nga Instituti i Shëndetit…
Frymëmarrja është një proces fiziologjik jetësor për njeriun, përmes së cilës garantohet një raport i duhur i oksigjenit në inde, por dhe largimin e dioksidit të karbonit që prodhohet nga metabolizmi i qelizave.
Frymëmarrja përbëhet nga dy faza të ndryshme, frymëmarrja dhe frymënxjerrha, që të dyja përbëjnë aktin respirator, të nevojshëm për shkëmbimin e gazrave në…