Gluteni është një proteinë që ndodhet tek disa ushqime që hamë. Mendohet që, tek disa persona, enzima e cila ndihmon zbërthimin e glutinës në zorrë, të shkaterrohet për arsye të ndryshme gjë që sjell edhe reaksionin imunitar.
Me sa duket nga mënyra e ushqimit që hamë, fillojnë dhe mbarojnë shumë probleme shëndetësore. Këtu duhet të kërkojmë…
Mykoplazmat janë mikroorganizma të gjalla, më të voglat që ekzistojnë.
Ato nuk klasifikohen as si viruse, as si bakterie, as si rikecie.
U izolua në vitin 1944 në pacientë me pneumoni atipike. Ajo shkakton 20% të infeksioneve respiratore në moshat pediatrike. Më shpesh preken moshat 3-9 vjeç (70% e rasteve me mykoplazma.) Më pak moshat e tjera.…
Porta e parë për të marrë shërbim shëndetësor për çdo pacient është mjeku i familjes. Marrdhëniet mjek- pacient duhet të bazohen në rregulloren , e cila është e afishuar në çdo qendër shëndetsore.
Mungesa e informacionit mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientit , ndonjëherë ka çuar në veprime të gabuara, duke u fokusuar tek grindjet…
Rreth 276 000 foshnja në botë vdesin brenda 4 javëve të para të lindjes çdo vit, nga anomalitë kongenitale (ose të quajtura defektet e lindura).
• Defektet e lindura prekin 1 në 33 të porsalindur duke rezultuar në rreth 3.2 milionë persona me aftësi të kufizuar çdo vit, në botë.
• Anomalitë kongenitale mund të rezultojnë në…
Tregues kryesor i zhvillimit social-ekonomik të një vendi është vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore. Meqë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes zenë peshën kryesore të sëmundshmërisë akute të kësaj grup-moshe, po japim për ju një informacion në lidhje me përkujdesjen ndaj fëmijëve 0-2 vjeç.
Fëmija, nuk është një i rritur në miniaturë. Fëmijëria ka ligjet e veta të…
Luksacioni koksofemoral kongenital i fëmijëve është një defekt i lindur që shprehet me mospërputhjen e kokës së femorit me acetabulin.
Pra, kur koka në formë topi e femurit del nga acetabuli (foleja) në formë kupe e baçinit, dhe zhvendoset mbi folenë e vet, ku duhet të rrijë normalisht.
Prek më shpesh femrat 8:1. Shkaktaret nuk dihen.
E hasim…
Hormonit i Paratiroides është përgjegjës për disa çrregullime në kocka, si në moshat pediatrike ashtu edhe në osteoporozën e moshës së tretë.
Në organizëm gjenden 4 gjendra të vogla, të cilat janë të vendosura afër gjendrës tiroide. Këto quhen gjëndra paratireoide. Pesha e këtyre 4 gjëndrave së bashku është 0.05-0.3 g. Qelizat e këtyre gjëndrave sekretojnë…
Edhe fëmijët kanë problematikat e tyre lidhur me çrregullime e tensionit të gjakut, si të ulët ashtu edhe të lartë. Matja e tensionit tek fëmijët bëhet me mansheta më të vogla,të ndara me grup-mosha.
Nga 0-3 vjeç vlera e tensionit maksimal është 70-80 mm Hg. Tensioni minimal (diastolik)është sa gjysma e tensionit sistolik.
Nga mosha 3-10 vjeç…
Rreth 16 milionë njerëz në gjithë botën u prekën nga kolla e mirë (emri mjekësor: Pertussi) në vitin 2015, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm komplikacioneve deri në humbje të jetëve njerëzore. Epidemia e parë përshkruhet në vitin 1600.
Identifikimi i mikrobit shkaktar u bë i mundur në vitin 1906. Aplikimi i vaksinës, për herë të…
Infeksionet e bajameve janë sëmundja më e shpeshtë e moshës 5-15 vjeç. Shkaktarët më të zakonshëm janë:
1-mikrobet, kryesisht streptokoku, më rrallë stafilokoku,
2-viruset si psh coxcacie, adenoviruset,
3-mykoplazma,
4- candida albicans.
Shenjat janë : temperatura, skuqje fyti, dhimbje, zmadhim i nyjeve limfatike në të dy anët e qafës.
Ndonjëherë shoqërohen edhe me sekrecione të verdha me erë të keqe. Mjekimin…